Shkencëtarja kineze Shi Zhengli nga Instituti për Virologji në Wuhan ku edhe shpërtheu pandemia e coronavirusit, ka paralajmëruar se në rajonet e pjesës jugore dhe juglindore të Kinës, lakuriqët e natës bartin lloje tjera të coronavirusit që tashmë mund të barten edhe tek njerëzit, shkruan The Guardian.
Ajo ka vlerësuar se ekziston mundësia që këta virusë të rrezikshëm tashmë qarkullojnë edhe jashtë kufijve të Kinës, transmeton Telegrafi.
“Duhet t’i kërkojmë këta virusë edhe në vende tjera të Azisë, jo vetëm në Kinë”, ka porositur Zhengli e cila është e njohur me nofkën “gruaja lakuriq”, për faktin se merret me studimin e coronaviruseve që e bartin lakuriqët e natës.
Kujtojmë që Zhengli ishte ajo që kishte zbuluar coronavirusin por kur kishte shkuar ta raportojë tek eprorët e saj, ata i kishin kërkuar që të mos flet asgjë – duke tentuar në këtë mënyrë që të mos bëhen publike të dhënat për rrethanat misterioze në të cilën sëmureshin qytetarët në Kinë. /Telegrafi/