Gjermania është ndër favoritët për të fituar këtë Kampionat Botëror që ka filluar në Katar.
Die Mannschaft ka një skuadër të mbushur me yje dhe padyshim se ata parashihet që të shkojnë në fazat më të larta të garës më të madhe të futbollit në botë.
Katër herë kampionët e botës janë të vendosur në një hotel luksoz ekologjik në veri të Katarit në bregun e Gjirit Persik.
Dhe drejtuesi i përpiktë i ekipit kombëtar Oliver Bierhoff piketoi strehën e shtrenjtë – sepse lojtarët e tij mund të hapin dritaret e tyre.
Gjermania është mahnitur me resortin “Zulal Wellness” në Al Shamal dhe ka rezervuar më shumë se një të katërtën e dhomave me pesë yje që variojnë nga 80 euro deri në 22,000 euro për një natë. Suitat e fundit përfshijnë gjithashtu një shërbëtor personal.
Ish-sulmuesi i Gjermanisë, Bierhoff, tani është drejtor i ekipit kombëtar të Die Mannschaft, i ngarkuar për t’i mbajtur lojtarët e në formën më të mirë të mundshme. /Telegrafi/