Një djalë të ri iu hoq një sustë metalike nga mushkëritë e tij, të cilën e kishte në trup gjatë tre muajve të fundit.
Paraguaiani pesë vjeçar vuante nga një kollë i vazhdueshëm që nga dhjetori i vitit të kaluar para se prindërit të vendosnin ta dërgonin te mjekët.
Ndërsa po kryenin kontrolle të gjera për të kërkuar shkakun e kollitjes së pandërprerë, mjekët u shtangën kur gjetën një objekt metalik në mushkërinë e majtë të djalit.
Djali u trajtua fillimisht në Spitalin Rajonal, De Villarrica dhe më pas u transferua për trajtim urgjent në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve të Frymëmarrjes.
I riu tani thuhet se është në një gjendje të mirë shëndetësore pasi mjekët ia hoqën me sukses objektin metalik, raporton themirror.
Dr Carlos Morinigo tha se procedura ishte e ndërlikuar pasi susta metalike kishte qëndruar në mushkëritë e djalit për një kohë relativisht të gjatë, si dhe dëmet që kishte shkaktuar gjatë asaj periudhe.
Ai gjithashtu u kujtoi prindërve që të kenë kujdes të shtuar për fëmijët e vegjël, duke shtuar se ata duhet t’i dërgojnë gjithmonë tek mjeku nëse shfaqin një problem të vazhdueshëm. /Telegrafi/