Është koha për të përgatitur sallatën në formë boçës së pishës
Le të jetë këtë vit tryeza e festave më e bukur se kurrë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 500 g djathë krem;
– 150 g kastravecë të vegjël turshi;
– 200 g mish pule të zier (ose proshutë);
– 50 g majonezë;
– 1 thelb hudhër (sipas shijes);
– kripë sipas shijes;
– bajame për zbukurim.
Përgatitja:
Shtoni hudhër të copëtuar imët në djathin krem, shtoni majonezë dhe tundeni përzierjen me një mikser ose me lugë përzieni mirë.
Prisni imët kastravecët, ndërsa pulën e zier (apo proshutën) priteni në kube të vogla.
Shtoni tretjen e mëparshme. Qitni kripë sipas shijes. Të gjitha përzieni mirë, pastaj formoni tretjen në formë të boçave të pishës, pastaj radhisni në pjatë.
Radhisni bajamet në tretjen e formësuar nga djathi.
Zbukurojeni sallatën me degë të vogla kopre apo rozmarine. Dhe, paragjella është gati.
Ju bëftë mirë! /Telegrafi/