Sistemi i fundit i armëve i Koresë së Veriut i jep një vështrim të ri konceptit të vjetër të kamuflazhit.
Gjatë paradës së fundit nëpër sheshin Kim Il-Sung për të shënuar 75-vjetorin e themelimit të Koresë së Veriut, forcat paraushtarake të Gardës së Kuqe të Punëtorëve dhe Fshatarëve, prezantuan një flotë me raketahedhës të shumtë të kamufluar në kamionë civilë, transmeton Telegrafi.
Kamionët me rimorkio janë të pajisur me 12 tyta raketa artilerie 122 mm, të cilat janë të rregulluara nën çati me një mekanizëm nxjerrjeje.
Madje, ekuipazhi i kamionit kishte veshur kapele të verdha dhe ishin të armatosur me pushkë, transmeton Telegrafi.
Forcat paraushtarake u përfaqësuan gjerësisht në paradë me një flotë traktorësh që tërhiqnin raketa-hedhës dhe raketa kundërtanke në rimorkio.
Koreja e Veriut tregoi sisteme të ngjashme në të njëjtën paradë dy vjet më parë. Traktorët janë një tregues i qartë i taktikave aktuale operacionale të Koresë së Veriut, që është përdorimi i instrumenteve civile për luftë totale nëse lind një konflikt.
Armët e rënda nënvizojnë gjithashtu se si “mbrojtja civile” e Koresë së Veriut zotëron fuqi të konsiderueshme zjarri. /Telegrafi/