Carlo Ancelotti e kishte parashikuar qysh nga koha e tij si trajner i Bayern Munichut se Xabi Alonso do të bëhej një trajner i mirë.
Trajneri italian kishte thënë për spanjollin sa ishte lojtar se në të ardhmen ai i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një trajner fantastik.
Ne konferencë për media, Ancelotti në vitin 2014 ishte pyetur se a mund të bëhej Alonso një trajner në të ardhmen dhe italian nuk kishte ngurruar që t’i veçonte cilësitë e lojtarit në atë kohë.
“Nëse ai dëshiron të bëhet trajner, mendoj se i ka të gjithë kualitetet për t’u bërë një trajner i mirë, pasi ka të gjithë njohuritë, eksperiencën, pasi ka qëndruar me mua për dy vite dhe duhet ta bëjë të kundërtën (nga unë) për t’u bërë një trajner i mirë”, kishte thënë Ancelotti duek qeshur.
Alonso e fitoi Bundesligën me Bayer Leverkusenin në javën e kaluar, duke i dhënë fund dominimit 11-vjeçar të Bayern Munichut dhe është i pamposhtur deri më tani në këtë sezon. /Telegrafi/