Site icon Telegrafi

Para një jave e kishte ndihmuar opozitën ta shkarkojë presidentin, tani detyrohet të jep vet dorëheqje nga pozita e presidentit të përkohshëm të Perusë

Presidenti i përkohshëm i Perusë, Manuel Merino, dha dorëheqje të dielën, në më pak se një javë pasi u vendos në këtë pozitë.

E gjithë kjo pasi protestat që kërkonin largimin e tij, la dy të vdekur dhe dhjetra të plagosur, duke e zhytur vendin në një tjetër krizë politike, raporton reuters.

Merino mori presidencën të martën pasi Kongresi i mbizotëruar nga opozita votoi për heqjen e paraardhësit të tij, Martin Vizcarra, lidhur me akuzat për ryshfet, të cilat ai i mohon.

Martin Vizcarra

Ndërkohë, mijëra peruanas kanë organizuar disa nga protestat më të mëdha të vendit në dekadat e fundit – kryesisht paqësore, por gjithnjë e më shumë të dhunshme shkaku i përplasjeve me policinë – që kur Kongresi votoi të hënën e kaluar për ta shkarkuar nga posti i presidentit, Martin Vizcarra, i cili dyshohet për marrje të ryshfetit.

Pas dhunës, 11 nga 18 ministrat e kabinetit, të cilët ishin betuar të enjten, njoftuan dorëheqjet e tyre.

Thirrjet u rritën për largimin e Merinos, ish-kreu i Kongresit i cili kishte udhëhequr presionin për të shkarkuar Vizcarran dhe i cili mori detyrën të martën e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version