Site icon Telegrafi

Para katër vjetëve u transferua te Manchester City, sot stërvitet me klubin e ligës së katërt angleze

A ju kujtohet Wilfried Bony, sulmuesi që kaloi katër vjet më parë nga Swansea në Manchester City?

Sot, ai është 30-vjeçar dhe ka mbetur pa klub gjersa stërvit me klubin e ligës së katër angleze, Newportit.

“Është mirë të kesh një lojtar si ky në ekip. Ai punon shumë në stërvitje, ai është një profesionist i vërtetë”, tha trajneri i Bonyt, Mike Flynn.

Bony kaloi vetëm një sezon e gjysmë në City, ku kishte detyruar Edin Dzekon të largohej dhe më pas të transferohet te Roma.

Ai luajti 46 ndeshje dhe shënoi 11 gola gjersa realizoi vetëm dy gola në huazimin te Stoke dhe më pas u kthye në Swansea për 13 milionë euro.

Klubi uellsian vendosi ta huazojë atë në Al Arabia dhe më pas ia ka ndërprerë kontratën gjatë këtij afati kalimtar të verës. /Telegrafi/

Exit mobile version