Telegrafi

Para disa viteve finalist i Ligës së Evropës, sot pranë shuarjes

Në vitin 2014 arritën deri në finale të Ligës së Evropës, ku u mundën nga Sevilla, por sot po përballen me probleme të mëdha financiare, duke rrezikuar edhe shuarjen si ekip.

Bëhet fjalë për ekipin ukrainas, Dnipro, që është futur në krizë të madhe shkaku i borxheve, dhe biznesmeni Ihor Kolomoyski, ka refuzuar t’i paguajë ato.

“Dnipro jonë është i përfunduar. Askush nuk do të na ndihmojë. Stadiumi ynë i bukur do të mbetet bosh, dhe dritat e tij nuk do të ndizen”.

“Nuk ka ndonjë ide për themelim të ndonjë klubi të ri në vend të Dnipro, ka ende çka të diskutohet”, thuhet në një deklaratë të zyrtarëve të klubit, shkruan Indeksonline.

Dnipro është themeluar para 98 viteve, por asnjëherë nuk ka arritur të shpallet kamion i Ukrainës.

Sezonin e kaluar përfunduan të tretit në tabelë, pas Dinamo Kiev dhe Shakhtarit.