Mesfushori i Lyonit, Lucas Paqueta ka marrë njërin nga kartonët e verdhë më të rrallë dhe më të çuditshëm ndonjëherë gjatë ndeshjes ndaj Troyesit.
Lyoni ka fituar me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Troyes në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Ligue 1.
Golat në këtë ndeshje për vendasit u shënuan nga Xherdan Shaqiri (48’), Emerson Palmieri (72’) dhe Lucas Paqueta (87’).
Ylli brazilian, Paqueta, përveçse shënoi golin e tretë dhe të sigurisë për vendasit ishte në formë të lartë.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për të pasi u ndëshkua me të verdhë në minutat shtesë.
Paqueta tentoi një driblim në stilin ‘rainbow flick’ apo ‘stilin ylber’ duke ia kaluar topin me kokë kundërshtarit dhe për këtë u ndëshkua.
Arsyeja e gjyqtares Stephanie Frappart që e ndëshkoi brazilianin ishte se ai tentoi ta përulte apo poshtëronte atë. /Telegrafi/
Lucas Paquetá booked for attempting a rainbow flick.
The beautiful game is gone.
pic.twitter.com/uPMTX3C2jR— 🏴 (@hxMUFC) September 23, 2021