Site icon Telegrafi

Paqe mes Partizanit dhe Bate Borisovit në ndeshjen e parë

Meritonin shumë më shumë, por gjithçka u mbyll në barazim. “Demat e kuq” të Partizanit dhe bjellorusët e BATE Borisov nuk kanë shkuar më shumë se rezultati 1-1, në sfidën e parë të fazës kualifikuese të Liga e Kampionëve.

Pjesa e parë pa dominim total të “të kuqve”, me Carën, Mba e Mehmetin, që rrezikuan portën kundërshtare, por “fati” nuk ishte me ta mbrëmjen e sotme dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.

Me nisjen e pjesës së dytë, bjellorusët kombinohen bukur në zonën e rreptësisë së Partizanit dhe pas një pasimi perfekt të Artem Kontsevoy, “bomberi” 26-vjeçar, Dmitri Antilevski çon topin në rrjetën e protierit Qirko, në minutën e 58-të të sfidës.

Mirëpo, vetëm tetë minuta më vonë, një krosim fantastik nga kapiteni i “demave”, Valentino Murataj, anësori i “të kuqve”, Tedi Cara gjendet në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, për të barazuar shifrat, rezultat që nuk do të ndryshonte deri në fundin e ndeshjes.

Tashmë, e vetmja gjë çka mbetet për të mësuar emrin e skuadrës që do të kalojë në raundin tjetër është përballja e 18 korrikut, mes këtyre 2 ekipeve./abcnews/

Exit mobile version