Italia dhe Belgjika i kanë ndarë pikët në kuadër të përballjes në Ligën e Kombeve, përkatësisht Liga A.
Pas vetëm një minute lojë, Azzurët kaluan në epërsi me golin e Andrea Cambiasot.
Rezultatin për Italinë e dyfishoi Mateo Retegui, që u asistua nga Cambiaso në minutën e 24-të.
Por, vendasit mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Lorenzo Pellegrini u përjashtua direkt me karton të kuq, pasi ndërhyrja e tij u rishikua në VAR dhe ishte e ashbpër.
Në minutën e 42-të, De Cuyper e ngushtoi rezultatin në 2-1, kur u asistua prej leandro Trosssard.
Trossard më pas doli në rolin e asistuesit, kur shëmoi për 2-2 në minutën e 61-të, me asistimin e Wout Faes.
Po në këtë grup, por me rezultat 4-1, Franca triumfoi përballë Izraelit.
Gjelat në epërsi i kaloi Edouard Camavinga në minutën e shtatë, ndërsa Randal Kolo Muani ishte asistuesi.
Mirëpo, Omri Gandelman (24’) i barazoi shifrat në 1-1, duke ndezur ndeshjen.
Gëzimi i tyre u ndal vetëm katër minuta më vonë, kur Christopher Nkunku realizoi një super gol me driblime mahnitëse.
Matteo Guendouzi realizoi për 3-1 në minutën e 87-të, ndërsa Bardley Barcelona e vulosi fitoren në 4-1 pas vetëm dy minutash.
Përkundër barazimit, Italia vazhdon si lider me shtatë pikë, Franca me një më pak, Belgjika me katër dhe Izraeli ende pa pikë. /Telegrafi/