Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada, ka shënuar gol të bukur në Bundesliga 2.
Kjo në fitoren e Sandhausen me rezultat 0-4 ndaj Dynamo Dresden.
Shqiptari shënoi golin e parë në takim në minutën e 25-të dhe ishte një super gol.
Pas tij shënuan Lucas Hoeler, Haji Wright dhe Nejmeddin Daghfous.
Pas tre ndeshjeve në ligën e dytë gjermane skuadra e Sandhausenit renditet në vendin e parë me shtatë pikë. /Telegrafi/