Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada, ka shënuar gol të bukur në Bundesliga 2.
Ai ka shënuar me Sandhausesnin e tij në fitoren e kësaj të fundit me shifrat 1-0 ndaj Union Berlinit.
Paqarada shënoi në minutën e 55-të të ndeshjes me një goditje të fuqishme nga distanca.
Ai në këtë ndeshje ishte i plotë kurse ky është goli i tij i dytë në kampionat.
Sandhausen pas javës së shtatë i prinë renditje me 14 pikë të grumbulluara.
Paqarada është kthyer të luajë edhe për Kosovën pasi mungoi në disa ndeshje.
Ai prite të jetë pjesë e listës së Albert Bunjakut për ndeshjet me Ukainën dhe Islandën. /Telegrafi/