Leart Paqarada ka vazhduar me paraqitje fantastike me St Paulin në Bundesliga 2.
Mbrojtësi i majtë kosovar ka zhvilluar një tjetër ndeshje të madhe, teksa St Pauli ka triumfuar 4-1 ndaj Ingolstadit.
Anësori ka kontribuar në këtë fitore me dy asistime, ku fillimisht harkoi nga këndi në minutën e 34-të, derisa Zander shënoi për 1-0.
Asistimin e dytë në ndeshje Paqarada e bëri në minutën e 50-të, kur harkoi bukur nga loja e hapur ku Dittgen realizoi për 2-0.
Për Paqaradën këta ishin dy asistimet e para në Bundesliga 2 këtë edicion, teksa ka shënuar edhe një gol.
Me fitoren e sotme, St Pauli është ngritur në pozitën e tretë në Bundesliga 2, derisa ka grumbulluar 13 pikë pas shtatë xhirove.
Në ndeshjen e ardhshme Paqarada me skuadrën e tij luajnë në udhëtim te Karsluher. /Telegrafi/
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1439573131597959168?s=20
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1439573981070303233?s=20