Erling Haaland filloi sezonin e tij në mënyrë tipike, duke shënuar një het-trik në lojën e tij të parë të sezonit në një fitore të Borussia Dortmundit në Kupën e Gjermanisë ndaj SV Wehen Wiesbaden.
Haaland shënoi 41 gola në 41 ndeshje në sezonin e tij të parë të plotë në Borussia Dortmund, ku ekipi i tij përfundoi i treti në Bundesliga dhe fitoi DFB Pokal.
Sot (e shtunë), ekipi i tij filloi sezonin e tyre kundër skuadrës së nivelit të tretë SV Wehen Wiesbaden në rrethin e parë të Kupës së Gjermanisë.
💛 Rein in Runde 2! AUSWÄRTSSIEG! 🙌 pic.twitter.com/XAOW6cDprd
— Borussia Dortmund (@BVB) August 7, 2021
HAALAND HAT-TRICK ✨ pic.twitter.com/vXHkZ0TfaI
— B/R Football (@brfootball) August 7, 2021
Erling Haaland hat-trick ⚽⚽⚽
No slowing down in 2021/22 🤖 pic.twitter.com/0ArVSg8YEN
— GOAL (@goal) August 7, 2021
Sulmuesi norvegjez i njoftoi të gjithë me formën e lartë, pasi shënoi tre gola në fitoren 3-0 për ekipin e tij, përfshirë një penallti në minutën e 31-të për 2-0.
Goli i parë i Haaland erdhi në minutën e 26-të për 1-0 pas asistimit të Marco Reus, ndërsa norvegjezi shënoi në minutën e 51-të për 3-0.
21-vjeçari gjithashtu u dallua edhe për festimin e çuditshëm të njërit nga golat, pasi filloi të bëjë pompa në fushë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zsgtcOOsnmY&ab_channel=WOLFBET