Telegrafi

Papadopoulos: Luftuam për fitore

Mitrovicasit kanë triumfuar kundër skuadrës maqedonase Feni me rezultat 70:45.

Lexo po ashtu Trepça deklason liderin e grupit në Ligën Ballkanike (Video)

Trajneri i Trepçës, Dimitris Papadopoulos, ka thënë se është i kënaqur nga ndeshja e djeshme që Trepça e fitoi ndaj Feni Industries dhe ka uruar basketbollistët për lojën e mirë e tyre.

“Dua të përgëzoj lojtarët e mi që e aplikuan lojën e mirë, ishin shumë të mirë sidomos në mbrojtje. Lojtarët bënë pikërisht atë që e kërkoi ndeshja, luaftuan për çdo top” ka thënë Papadopoulos pas ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e Ligës Ballkanike.

Trepça ka bilanc 3-4 në Grupin B dhe gjendet në pozitën e tretë aktualisht.