Site icon Telegrafi

Papa Françesku thotë se do ta vizitonte Korenë e Veriut nëse do t’i bëhej ftesa

Papa Françesku ka kërkuar një ftesë nga Koreja e Veriut për të vizituar vendin e izoluar, njoftoi transmetuesi koreano-jugor, KBS.

“Unë do të shkoj atje sapo të më ftojnë. Unë them se duhet të më ftojnë. Unë nuk do të refuzoj”, KBS citoi deklaratën e Papës.

Një vizitë e tillë do të ishte e para nga një Papë në shtetin e izoluar, që nuk lejon që priftërinjtë të vendosen përgjithmonë atje.

Dihet pak se sa nga qytetarët e saj janë katolikë ose se si e praktikojnë besimin e tyre.

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili është katolik, i ka kërkuar Papa Françeskut ta vizitojë Korenë e Veriut, duke thënë se një vizitë në Pyongyang do të ndihmonte në ndërtimin e paqes në gadishullin korean. /Telegrafi/

 

Exit mobile version