Site icon Telegrafi

Papa Françesku arrin në Irak, 10 mijë personel të Forcave të Sigurisë irakiane janë mobilizuar për sigurinë e tij

Papa Françesku ka mbërritur në Irak, udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar që nga fillimi i pandemisë, dhe vizita e parë e një Pape atje.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pandemia e COVID-19 dhe frika për sigurinë e kanë bërë këtë vizitën e tij më të rrezikshme ndonjëherë, por 84-vjeçari këmbënguli se ai ishte  “i obliguar”.

Ai do të përpiqet të sigurojë komunitetin e krishterë në rënie dhe të nxisë dialogun ndërfetar – duke takuar klerikun mysliman shia më të nderuar në Irak.

Papa gjithashtu do të kremtojë meshën në një stadium në Irbil në veri.

Rreth 10 mijë personel të Forcave të Sigurisë irakiane janë duke u mobilizuar për sigurinë e Papës, derisa masat e orës policore po implementohen gjithashtu për të kufizuar përhapjen e coronavirusit. /Telegrafi/

Exit mobile version