Telegrafi

Panucci lëvdon Piquen: Është djalë i guximshëm

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka lëvduar mbrojtësin e Spanjës, Gerard Pique, për mbrojtjen e qëndrimeve të tij.

Nëse Spanja mposhtë Shqipërinë e Panuccit të premtën mbrëma, atëherë ata do të garantojnë kalimin tutje.

“Ai duket të jetë djalë i guximshëm”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth kombetares së Spanjës

“Vërtet më pëlqejnë njerëzit që dinë të ngriten për atë që ata besojnë e ai nuk ëshët dyfytyrësh dhe për këtë ka respektin tim”.

“Nuk dua që të hyj në politikë ose të diskutoj për probleme politike, por ka të tjerë që bëjnë kështu. Ne duam t’i japim Spanjës një ndeshje serioze dhe t’i bëjmë gjërat të komplikuara për ta”.

“Ne kemi respekt të madh për ta dhe natyrisht se kjo do të na japë motivimin”, u shpreh Panucci para ndeshjes. /Telegrafi/