Telegrafi

Momente paniku dhe frike në përballjen Udinese-Roma, mbrojtësi Ndicka rrëzohet në fushë – ndeshja pezullohet

Mbrojtësi i Romës, Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të dhe gjyqtari e pezulloi ndeshjen.

Momente frike gjatë ndeshjes Udinese-Roma, ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ndjeu dhimbje në gjoks dhe u ndihmua menjëherë nga shokët e skuadrës.

Në fushë ka ndërhyrë edhe stafi mjekësor me defibrilator, ku lojtari është larguar me barelë duke tundur dorën.

I ndërgjegjshëm, ai u transportua në dhomat e zhveshjes ku edhe Daniele De Rossi nxitoi për të kontrolluar gjendjen e tij.

Në një atmosferë të tensionuar, gjyqtari i ndeshjes vendosi të pezullojë këtë përballje për disa minuta, ku deri në ato minuta rezultati ishte 1-1. /Telegrafi/