Telegrafi

Panik në Manchester, një zjarr kaplon ‘Old Trafford’-in (Foto)

Në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, një ngjarje jo e mirë ka ndodhur në Manchester.

Stadiumi i Manchester United, ‘Old Trafford’, është kapluar nga një zjarr.

Mediat angleze kanë raportuar se deri tek zjarri ka ardhur pas prishjes së një motori të ashensorit.

Ky zjarr ka ndodhur në orën shtatë të mëngjesit, ndërsa foto e më poshtme shihet flaka në stadiumin legjendar anglez.

Sipas ‘The Sun’, shërbimet emergjente kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po mundohen ta fikin zjarrin.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë United zhvilloi ndeshje në ‘Old Trafford’, ku triumfoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Wiganit në kuadër të Kupës FA./Telegrafi/