Telegrafi

Panik në aeroplanin që Bosnja udhëtonte në Armeni, eksperti thotë se vetëm edhe një lëvizje do të rrëzoheshin

Ekipi i Bosnjës dhe Hercegovinës nga Sarajeva ka udhëtuar në Armeni për të luajtur ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian të dielën.

Mediat e këtij vendi zbulojnë se një dramë ka ndodhur në fluturimin për në Armeni.

Gjatë fluturimit mbi Turqi, avioni u fut në një zonë të turbullt dhe piloti papritmas u kthye majtas në një moment, duke shkaktuar panik tek të pranishmit në aeroplan.

“Lojtarët dhe tifozët që ishin prezent filluan të hidhen nga vendet e tyre shkaku i lëvizjes së aeroplanit”  shkruan një gazetar që ishte prezent si pasagjer.

“Një sekondë, ose një shkallë, i mungonte aeroplanit që të rrëzohej. Unë kam bërë më shumë se 600 orë fluturime si pilot, dhe këtë e them me përgjegjësi”.

“Askush nuk mund të luajë në jetën e njeriut. Asnjë kthesë e papritur nuk lejohet, kjo mund të ketë qenë fatale”, ka thënë njëri pasagjer që kishte kryer edhe orë pilotimi. /Telegrafi/