Ekipi i Bosnjës dhe Hercegovinës nga Sarajeva ka udhëtuar në Armeni për të luajtur ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian të dielën.
Mediat e këtij vendi zbulojnë se një dramë ka ndodhur në fluturimin për në Armeni.
Gjatë fluturimit mbi Turqi, avioni u fut në një zonë të turbullt dhe piloti papritmas u kthye majtas në një moment, duke shkaktuar panik tek të pranishmit në aeroplan.
https://twitter.com/NFSBiH/status/1169937428179771393
“Lojtarët dhe tifozët që ishin prezent filluan të hidhen nga vendet e tyre shkaku i lëvizjes së aeroplanit” shkruan një gazetar që ishte prezent si pasagjer.
“Një sekondë, ose një shkallë, i mungonte aeroplanit që të rrëzohej. Unë kam bërë më shumë se 600 orë fluturime si pilot, dhe këtë e them me përgjegjësi”.
“Askush nuk mund të luajë në jetën e njeriut. Asnjë kthesë e papritur nuk lejohet, kjo mund të ketë qenë fatale”, ka thënë njëri pasagjer që kishte kryer edhe orë pilotimi. /Telegrafi/