Telegrafi

Pandora lëshoi 13 miliardë orë muzikë gjatë 2012

Sipas raportit të Pandora, gjatë vitit 2012 janë krijuar më shumë se 1.6 miliardë radio stacione të personalizuara, nga të cilat përdoruesit kanë lëshuar rreth 13 miliardë orë muzikë. 

Këto të dhëna marramendëse gjithashtu theksojnë se përdoruesit kanë dëgjuar më shumë se 1 milionë këngë të ndryshme nga më shumë se 100 mijë artistë. 

Si përmbledhje për popullaritetin e shërbimit, thuhet se në mesatare 10 mijë artistë kanë arritur deri tek 250 mijë dëgjues unik. / Telegrafi /