Koreja e Veriut kohët e fundit lansoi dy raketa balistike nga një platformë lëvizëse (hekurudhore), e cila nuk është e njohur për Perëndimin.
Stërvitja u krye nga anëtarët e një njësie të specializuar të lëvizshme dhe predhat fluturuan 800 kilometra para se të përfundonin në det, pranë bregut lindor të këtij vendi.
Lloji i ri i lëshuesit siguron lëvizshmëri më të madhe dhe mbrojtje të sistemit raketor nga kundërsulmet e mundshme.
Testi i fundit kishte për qëllim kontrollimin e sistemit celular dhe gatishmërinë luftarake, njoftuan autoritetet në Korenë e Veriut.
Pllaka e lëshimit, siç shihet në pamje, është vendosur brenda një vagoni të modifikuar.
Një raketë balistike dhe një mekanizëm i plotë mbrojnë “derën” e lëvizshme. /kp/Telegrafi/