Telegrafi

Pamjet tregojnë momentin e dështimit të ashensorit – pesë të vdekur në një resort luksoz në Bali

Pesë punëtorë në një resort luksoz në Bali kanë vdekur pas këputjes së kabllos që bartte ashensorin e hotelit, duke bërë që punonjësit të bien në humnerë.

Dy burra dhe tre gra që ishin pjesë e stafit të shërbimit të “Ayuterra Resort” ishin brenda në ashensor kur kabllo u këput.

Dy persona vdiqën nga përplasja, ndërsa tre vdiqën më vonë në spital, raporton nypost.

Litari që tërhiqte ashensorin nuk ishte mjaft i fortë, duke rezultuar në këputjen e tij, tha Komisioneri i Policisë së Ubud, Made Uder.

“Litari prej çeliku nuk ishte mjaftueshëm i fortë për të tërhequr peshën lart, e cila ishte mjaft e rëndë ndërsa pyka e sigurisë apo frena nuk funksionuan, kështu që ashensori rrëshqiti poshtë me shpejtësi të madhe. Ky aksident nuk mund të shmangej”, tha ai. “Si rezultat, pesë pasagjerët e ashensorit vdiqën”.

Ndryshe, autoritetet thonë se po hetojnë shkakun e aksidentit, si dhe pse nuk kishte mekanizma sigurie dytësore për të parandaluar rënien e ashensorit deri në bosht. /Telegrafi/