Site icon Telegrafi

Pamjet tregojnë diçka tjetër: A i anuluan gjyqtarët një gol të pastër Argjentinës ndaj Arabisë Saudite?

Arabia Saudite krijoi një nga sensacionet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës në ditën e tretë të Katar 2022.

Sauditët mundën 2- 1 Argjentinën, për shumëkush favoritin e parë të turneut. Më vonë në të njëjtin grup, Meksika dhe Polonia luajtën pa gola.

Argjentina dukej mirë në pjesën e parë. Ata kaluan në avantazh me golin e Lionel Messit nga penalltia dhe më pas erdhi një periudhë prej 23 minutash në të cilën u anuluan tre gola të tyre.

Njëri u dha nga Messi, një nga Angel di Maria dhe një nga Lautaro Martinez. Të gjitha u anuluan për shkak të pozitës jashtë lojë sipas VAR.

Martinez nuk ishte i fundit?

Megjithatë, në Twitter janë shfaqur imazhe që sugjerojnë se dhoma e VAR ka bërë një gabim të madh. Fotoja e postuar nga Flashscore tregon linjat e tërhequra për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, duket se gjyqtarët mund të mos e kenë vlerësuar që mbrojtësi i majtë i sauditëve ishte më afër golit se sa golashënuesi i golit të anuluar.

Pavarësisht kësaj, Argjentina ka një shans të madh për të kaluar grupin.

Me dy fitore në dy ndeshjet e mbetura, me siguri do të luajnë në 1/16, dhe në disa kombinime iu mjaftojnë edhe katër pikë.

Ata do të luajnë ndeshjen e tyre të radhës të shtunën kundër Meksikës. /Telegrafi/

Exit mobile version