I mbuluar nga koka deri te këmbët me një kostum të bardhë mbrojtës, një fëmijë i vogël që mbante një çantë shpine sa gjysma e trupit të tij ecën nëpër korridorin e spitalit dhe vjen plotësisht vetëm në dhomën e CT.
“Fatkeqësisht, ky djalë 4-vjeçar është i infektuar me COVID-19. Ai nuk shoqërohet nga prindërit e tij. Ai shkon në karantinë vetëm”, thuhet në përshkrimin e kësaj videoje.
Skena është filmuar nga një infermiere në një spital karantine në qytetin Putian, epiqendra e epidemisë së fundit të deltës në Kinë, dhe ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve në mediat sociale kineze.
As of today, 85 people tested positive for #COVID19 in Putian, #Fujian Province, including 28 primary school students and 8 kindergarten kids. The children who are under treatment in isolation wards are very brave and cooperative, a nurse said. pic.twitter.com/zQA2Qas15Q
— Shanghai Daily (@shanghaidaily) September 15, 2021
“Zemra ime më dhemb”, shkruan ai në një nga komentet në Weib, një platformë kineze e ngjashme me Twitter. “Sytë e mi po lotojnë”, shkroi një komentues tjetër.
Zhu Xiaqing, një infermiere që filmoi videon në spitalin e karantinës, i tha gazetës lokale Fujian Health Daily se sytë e saj ishin lagur nga lotët kur pa një ambulancë plot fëmijë që vinte, të gjitha të mbështjella me kostume mbrojtëse.
Ata erdhën vonë sepse fëmija nuk donte të dilte nga shtëpia dhe qau për dy orë para se ta bindnin të shkonte në ambulancë, shpjegoi Zhu. /Telegrafi/
A 4-year-old kid — who tested positive (asymptomatic) for COVID-19 — in Putian (莆田), Fujian province, is being taken away for quarantine by himself. Putian is where a major outbreak is happening at the moment. pic.twitter.com/7op6qnCQSC
— Byron Wan (@Byron_Wan) September 14, 2021