Të dielën mbrëma talebanët janë futur në pallatin presidencial në Kabul, pasi që orë më parë presidenti afgan Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke u nisur në drejtim të Taxhikistanit.
Ajo çfarë fillimisht kishin bërë talebanët pasi ishin futur në pallatin presidencial – ishte leximi i Kuranit, transmeton Telegrafi.
Liderët e këtij grupi, të rrethuar nga luftëtarë të armatosur i janë drejtuar mediave nga pallati presidencial.
Ndërkohë zëdhënësi i talebanëve ka thënë për Al Jazeera se ata që që kanë punuar me qeverinë dhe ushtrinë që ka përkrahur perëndimin – do t’ju ofrohet amnistia. /Telegrafi/
https://twitter.com/worldonalert/status/1426978566772826115?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1426978566772826115%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3749285%2Fsnimak-otkrio-sta-su-talibani-prvo-uradili-u-predsednickoj-palati-jasno-govori-o-daljoj-sudbini-zemlje-video