Telegrafi

Pamjet nga derbi i Mançesterit që tregojnë vendosmërinë e Casemiros, ai tashmë ua ka rrëmbyer zemrat tifozëve

(Foto: Screenshot/Twitter)

Mesfushori brazilian, Casemiro, duket të ketë pasur ndikimin e duhet te Manchester Unitedi që nga transferimi i tij.

Djajtë e Kuq shpenzuan rreth 70 milionë funte (79 milionë euro) për transferimin e tij nga Real Madridi dhe duke qenë se në moshën 30 vjeçare, shumëkush ishte skeptik për këtë investim.

Porse ai vazhdon të qetë fantastik në qendër të mesfushës dhe kjo më së miri u vërejt në fitoren me përmbysje në derbin lokal kundër kampionit Manchester City.

Gjatë tetë sezoneve të kaluara te Los Blancos, Casemiro fitoi çdo trofe që mund të fitohet me klube, duke përfshirë tre tituj të La Ligas dhe pesë trofe të Ligës së Kampionëve.

Dhe këtë vendosmëri dhe fiksim për fitore e ka bartur edhe te Unitedi, ndërsa e dëshmoi në derbin ndaj Cityt.

Pamjet e kapura nga një spektator në Teatrin e Ëndrrave e shfaqin Casemiron duke reaguar jashtë vijës së fushës, pasi ka marrë një trajtim. Braziliani shihet duke e shtyrë fizioterapistin dhe duke bëre me shenjë kah gjyqtarët që ta kthejnë në lojë.

Ky nuk ishte momenti i vetëm që i ka fituar zemrat e tifozëve të Djajve të Kuq. Një video është bërë virale, në të cilën mesfushori feston në mënyrë ‘të çmendur’ me mbështetësit e skuadrës golin e fitores. /Telegrafi/