Telegrafi

Pamjet e sulmeve me raketa që kreu Pakistani në Iran – zjarri e tymi mbuluan rajonin iranian

Pakistani ka kryer sulme me raketa në Iran në orët e para të së enjtes nga ku raportohet se janë vrarë nëntë persona.

Këto sulme vijnë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve që kreu Irani në Pakistan të martën vonë, transmeton Telegrafi.

Pakistani tha se kishin goditur “strehimet e terroristëve” në provincën juglindore Sistan-Baluchestan të Iranit.

Në mesin e viktimave janë tre gra, dy burra dhe katër fëmijë, sipas raportimeve të medieve iraniane.

Pamjet të cilat po raportohen me të madhe në rrjetet sociale tregojnë pasojat e sulmeve ajrore që Pakistani kreu në Iran.

Në disa video mund të shihet tym i dendur që mbuloi zonën derisa një tjetër tregon kraterin e madh që ishte formuar pas sulmit. /Telegrafi/