Telegrafi

Pamjet e para të Dart-it

Sipas Lars Bak, inxhinierit softuerik të Google përgjegjës për Dartin, kompania si qëllime kryesore të gjuhës programuese cek strukturën dhe fleksibilitetin, sintaksën relativisht të re me të cilën programerët tashmë janë mësuar gjatë punës me gjuhët tjera dhe performancat e larta të ekzekutimit të kodit në shfletuesit modern të Internetit dhe sistemet e ndryshme – nga pajisjet portative e deri te serverat.

Dart është i përshtatshëm për projektet e vegjël dhe të mëdhenj, e mund të ekzekutohet në dy mënyra. E para është përmes makinës virtuale (Dart VM mund të ndodhë të bëhet pjesë përbërëse e shfletuesit Chrome) ose përmes JavaScript engine-it, me cilin rast compileri i posaçëm do të përkthente urdhrat e Dartit në JavaScript. Gjuha për momentin vjen me disa librari elementare dhe veglat për verifikim, përkthimin dhe ekzekutimin e Dart kodit, e të interesuarit të gjithat mund ti kontrollojnë vet përbrenda shfletuesit të Internetit në faqet zyrtare. /Telegrafi/