Pamjet ekskluzive të bisedave të ekipit të Roberto Mancinit para finales së Italisë në Euro 2020 kundër Anglisë janë lëshuar tashmë në rrjetë dhe aty vërehet trajneri italian duke u thënë lojtarëve se ata ishin janë vet “zotët e fatit të tyre”.
Që nga emërimi i Mancinit si trajner i Azzurrëve në vitin 2018, ai ka revolucionarizuar ekipin nga një ekip që nuk u kualifikua për Kupën e Botës më 2018 në kampion të Evropës dhe tani i pamposhtur në 34 ndeshje që është një ndeshje larg nga rekordi i të gjitha kohërave i vendosur nga Brazili dhe Spanja.
Para ndeshjes më të madhe të Italisë që prej finales së tyre në Kupën e Botës në 2006, Mancini u tregua duke dhënë një mesazh të qetë dhe të fuqishëm për lojtarët e tij pasi përmendi formacionin.
“Unë nuk kam asgjë më shumë për t’ju thënë. Ju e dini se çfarë jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht. Ne jemi zotët e fatit tonë, ju e dini se çfarë duhet të bëni”, dëgjohet dhe shihet duke thënë Mancini.
This is how Roberto Mancini tactically prepares the Azzurri before a final pic.twitter.com/p2vRSeJSN3
— Mario Biggest Inter fan (@MarioSWEATSHIRT) July 17, 2021
Gjatë klipit, Mancini renditi gjithashtu aksidentalisht në formacion Leonardo Spinazzolan, i cili ishte lënduar në çerekfinale, dhe kjo shkaktoi disa të qeshura nga skuadra, por trajneri i Italisë shpejt korrigjoi gabimin e tij dhe njoftoi zëvendësimin e tij me Emerson Palmierin.
Fjalimi i Mancinit para ndeshjes nuk u përqendrua tepër në taktikat dhe tregoi aftësitë e tij në menaxhimin e djelmoshave që çuan në fitoren e Italisë në penallti ndaj Anglisë të dielën e kaluar.
Ndërsa trajneri i Italisë nuk ishte në gjendje të fitonte një trofe të madh si lojtar, ai foli për emocionet e kësaj dhe sa e rëndësishme ishte për të që të fitonte Euro 2020.
“Unë isha me shumë fat që luajta në një ekip të shkëlqyeshëm në vitin 1990 dhe një ekip të frikshëm U-21. Pavarësisht nga fakti që ne ishim ekipi më i mirë, ne nuk e fituam atë dhe humbëm të dy herët në penallti”, përfundoi trajneri. /Telegrafi/