Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë zonën e komunës së Jablanica-s në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në objektet banesore dhe komerciale dhe infrastrukturën rrugore në të gjithë zonën e komunës.
Siç shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi, rrëshqitjet e ndodhura në rrugën kryesore M17.5, kanë bërë që rruga të jetë pakalueshme deri në pasdite.
Pas kësaj, komunikacioni është vendosur në rrugën e përmendur, por drejtuesit ende këshillohen të kenë kujdes, për shkak të rrëshqitjeve të mundshme dhe rrëshqitjeve të reja të dheut.
@crnahronika Donja Jablanica. Potopilo i pečenje #crnahronika ♬ original sound – Crna Hronika
“Gjatë ditës janë rrezikuar nga përrenjtë disa objekte. Për të mbrojtur objektet e banimit dhe objektet e tjera, është angazhuar i gjithë mekanizimi në dispozicion. Për shkak të rrëshqitjeve të mëdha, dëme më të mëdha materiale janë shkaktuar në serra, si dhe në çatitë e objekteve të banimit dhe afarizmit”.
Për këtë është mbajtur edhe një seancë e Shtabit Komunal për Mbrojtjen Civile dhe është konstatuar se gjendja në terren monitorohet në vazhdimësi dhe merren masat e duhura për shpëtimin e njerëzve dhe të mirave materiale deri në stabilizimin e gjendjes në terren.
Dhe sipas mediave atje, pamjet e reja vijnë nga Ostrozhac, ku mund të shihni një përrua të madh që merr gjithçka përpara ku si pasojë thuhet se u përmbytën shumë shtëpi dhe ndërtesa. /Telegrafi/