Ndeshja në mes të Paris Saint-Germian dhe Basaksehir që ishte duke u zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve, u ndërpre për shkak të fyerje racore.
Gjyqtari i katërt ka fyer asistentin e trajnerit të skuadrës turke, derisa Demba Ba ka bërë një reagim të ashpër nga banka rezervë.
Sulmuesi i Basaksehir e ka dëgjuar gjyqtarin e katërt derisa e fyen në baca racore Pierre Webon, duke u ngritur në këmbë menjëherë ndaj tij.
Demba Ba responding to what was said by the fourth official in PSG vs Basaksehir https://t.co/mFGJgSW1X4
— EAFC 24 News (@FUT24News) December 8, 2020
Kjo më pas pasoi me karton të kuq në minutën e 16-të për Demba Ban, derisa gjyqtari kryesor nuk ishte në dijeni me atë se çfarë po ndodhte.
Kështu, takimi u dashtë që të ndërpritej, me lojtarët e dy skuadrave që filluan të protestonin në shenjë paknaqësie ndaj fyerjes raciste.
PSG vs Istanbul Basaksehir has been suspended following an alleged racist incident involving the 4th official towards Istanbul's assistant manager. pic.twitter.com/mLIkZiPK7u
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) December 8, 2020
Ata më pas shkuan në zhveshtore dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me takimin mes PSG-së dhe Basaksehirit që është takimi i fundit në kuadër të fazës së grupeve.
Një gjë mbetet e sigurt se asnjëherë nuk është parë një gjë e tillë në Ligën e Kampionëve dhe kjo ka befasuar të gjithë ata që ishin duke e ndjekur takimin. /Telegrafi/