Telegrafi

Pamje të reja të vrasjes së ish-kryeministrit japonez, njëri nga rojet përpiqet të bllokojë plumbat me çantë

Ky është momenti tronditës kur ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua për vdekje – duke zbuluar se si rojet e sigurisë u përpoqën të bllokonin plumbat me çantat e tyre pasi e kuptuan shumë vonë se ai ishte duke u sulmuar.

Kamerat e drejtuara mbi Abe-n teksa ai mbante një fjalim politik në qytetin e Nara-s në orën 11:30 kapën momentin kur u shkrep gjuajtja e parë, duke humbur cakun te politikani, por duke prodhuar një zhurmë të fortë dhe një re tymi, transmeton Telegrafi.

Për atë që duket si një përjetësi, por në realitet ishte vetëm pak sekonda, Abe mbetet në podiumin e tij derisa rojet e hutuara –të cilët po e shikonin të gjithë teksa po fliste –kthehen dhe më në fund kuptojnë se çfarë po ndodh, vetëm një moment shumë vonë.

Të pushtuar nga paniku, ata përpiqen të vendosen mes Abe-s dhe të armatosurit 41-vjeçar, Tetsuya Yamagami,  derisa njëri prej tyre vendosi çantën e tij në një përpjekje të dobët për të ndaluar atë që e dinin se po vinte.

Lexo po ashtu Vdes ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe

Abe kthehet gjithashtu dhe mund t’i ketë rënë në sy sulmuesi i tij për momentet më të shkurtra përpara se të shkrepej gjuajta e dytë fatale.

Ai nuk bie menjëherë pa ndjenja, por pengohet nga trungu dhe bie në gjunjë përpara se të rrëzohet. Rojet vrapojnë në anën e tij dhe imazhet e mëvonshme tregojnë se filluan ngjeshjet e gjoksit në një përpjeje për ta ringjallur. Ai vdiq disa orë më vonë në spital nga humbja masive e gjakut.

Lexo po ashtu Gjenden armë dhe eksploziv në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Shinzo Abes

Yamagami u rrëzua në tokë dhe u arrestua dhe policia thotë se ai e ka pranuar fajin. /Telegrafi/