Telegrafi

Pamje të reja nga tërmeti rrëqethës që goditi Tajvanin, lëkundjet e fuqishme shkatërruan ndërtesat e urat

Shumë kamera kanë kapur momentin e tërmetit tejet të fuqishëm, me fuqi shkatërruese prej 6.8 shkallë të Rihterit që goditi sot Tajvanin.

Nga lëkundjet e fuqishme janë shembur shumë ndërtesa shumëkatëshe, brenda të cilave gjendeshin shumë familje si dhe një urë gjigante, transmeton Telegrafi.

Nga rrënojat e ndërtesës së shembur është shpëtuar një çift i moshuar bashkëshortor, e ekipet e shpëtimit janë akoma në kërkim e një gruaje dhe vajzës së saj 5-vjeçe që gjenden nën rrënoja.

Momenti i lëkundjeve të fuqishme është regjistruar nga kamerat, kurse videot janë postuar pas tërmetit ku shihen skena tmerri dhe njerëzit duke ikur nga frika se do ta pësojë me jetë.

Në Taipei, kryeqytetin e Tajvanit, sërish janë lëkundur ndërtesat, pasi një tërmet me fuqi më të vogël shkatërruese goditi ishullin.

Siç raporton Reuters, nuk dihet saktë fuqia e tërmetit të ri, por Tajvani po ballafaqohet me probleme të mëdha pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin brenda 24 orëve. /Telegrafi/