Edhe pse akoma zyrtarisht nuk dihet se çfarë në të vërtetë ndodhi, duket se aeroplani komercial me 379 pasagjerë i përfshirë nga zjarri në aeroportin e Tokios është përplasur me një aeroplan të Rojeve Bregdetare, që po bëhej gati të dërgonte ndihma në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues.
Aeroplani komercial i Japan Airlines u përfshi nga zjarri derisa po ateronte në aeroport, kurse pasagjerët dhe ekuipazhi kanë arritur të evakuohen me kohë, para se fluturakja të digjej e tëra, transmeton Telegrafi.
E në aeroplanin e Rojeve Bregdetare brenda të cilit gjendeshin gjashtë persona, pesë prej tyre kanë humbur jetën. Mediat japoneze raportojnë se vetëm piloti i ka shpëtuar vdekjes.
Në një video amatore shihen pasagjerët e aeroplanit komercial, duke vrapuar me tërë forcën që të largohen nga fluturakja që po digjej në pistë.
Është interesant sesi fluturakja ishte përfshirë pothuajse plotësisht nga zjarri, e pasagjerët dhe ekuipazhi dilnin me shpejtësi dhe vraponin drejt zonës më të sigurt. /Telegrafi/
Video captures passengers escaping a burning Japan Airlines plane on the runway of Tokyo’s Haneda Airport after it landed and burst into flames.
It’s reported to have collided with a Japan Coast Guard plane on the tarmac ⤵️ pic.twitter.com/6iVBjyRckB
— Al Jazeera English (@AJEnglish) January 2, 2024