Site icon Telegrafi

Pamje të frikshme nga Kina – një spital i mbingarkuar me pacientë, pas lehtësimit të masave kundër COVID-19

Ky spital në Kinë është i mbingarkuar me pacientë të prekur nga COVID-19.

Ky është përshkrimi i disa pamjeve të publikuara nga “South China Morning Post”, sipas të cilit medium, pamjet vijnë pas lehtësimit të masave kundër COVID-19, përcjell Telegrafi.

Siç edhe shihet në pamje, pasi dhomat e spitalit janë të mbushura, disa presin në shtretër që qëndrojnë në korridore.

Dhe pamjet vijnë dy ditë pasi u paralajmërua se këto lehtësime mund të çojnë në afro 1 milion vdekje, sipas një studimi të ri, ndërsa vendi po përgatitet për një valë të paprecedentë infeksionesh që përhapen nga qytetet e saj më të mëdha në zonat e tij të gjera rurale.

Për gati tre vjet, qeveria kineze ka përdorur bllokime të rrepta, karantina të centralizuara, testime masive dhe gjurmime rigoroze të kontaktit për të frenuar përhapjen e virusit.

Por kjo strategji e kushtueshme u braktis në fillim të këtij muaji, pas një shpërthimi protestash në të gjithë vendin kundër kufizimeve të rrepta që kanë përmbysur bizneset dhe jetën e përditshme.

Ndërkohë ekspertët kanë paralajmëruar se vendi është i përgatitur dobët për një “dalje kaq drastike”, pasi ka dështuar në rritjen e shkallës së vaksinimit të të moshuarve, rritjen e kapacitetit dhe kujdesit intensiv në spitale dhe grumbullimin e medikamenteve antivirale. /Telegrafi/

Exit mobile version