Site icon Telegrafi

Pamje rrëqethëse, shembet struktura e betonit të një autostrade në Korenë e Jugut – humbin jetën katër persona

Të paktën katër persona humbën jetën dhe gjashtë tjerë u lënduan, kur një autostradë që ishte në ndërtim e sipër u shemb në jug të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul.

Aksidenti ka ndodhur në Anseong, rreth 70 kilometra nga Seuli, ku një strukturë 50 metërshe e betonit që mbante urën e autostradës – shembet dhe krani që ishte pranë bëhet copa, transmeton Telegrafi.

Zjarrfikësit bënë të ditur se katër persona humbën jetën, përfshirë dy shtetas kinez dhe gjashtë tjerë janë lënduar – përfshirë pesë që janë në gjendje të rëndë.

Transmetuesi publik ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që shfaq shembjen e strukturës së betonit. Në anën tjetër, ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kërkuar të mbijetuar të mundshëm.

Presidenti në detyrë Choi Sang-mok, ka bërë thirrje për mobilizim të gjithë personelit të nevojshëm për të bërë të pamundurën që të shpëtohen personat që mund të kenë ngecur nën rrënoja. /Telegrafi/

Exit mobile version