Në ishullin grek të Rodosit, i prekur nga zjarret pyjore, rreth 30 mijë banorë dhe turistë janë evakuuar deri më tani nga vendbanimet përgjatë një fronti të gjatë nëntë kilometra, ku zjarrfikësit, ushtria dhe shërbimet lokale kanë luftuar me elementin e zjarrtë prej ditësh.
Rreth 2000 njerëz u evakuuan nga deti nga dy plazhe në Rodos, tha zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Janis Artopios, duke theksuar se evakuimi u krye “pa incidente”, transmeton Telegrafi.
Katimerini grek bën me dije se në evakuim ndihmuan tre anije të rojës bregdetare, një varkë ushtarake shpëtimi, gomone të forcave speciale dhe rreth 30 anije private.
BBC raporton se më shumë se 3,500 njerëz janë evakuuar të sigurt nga toka dhe deti, dhe 1,200 të tjerë janë në pritje të evakuimit nga tre fshatra – Pefki, Lindos dhe Kalatos.
Shërbimi grek i zjarrfikësve tha për mediat britanike se kërkon falje për “konfuzionin” në ishull, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet për shkak të motit.
AFP raporton se më shumë se 200 zjarrfikës dhe pesë helikopterë janë të përfshirë në shuarjen e zjarrit në Rodos, dhe aktualisht po zhvillohet beteja për shuarjen e zjarreve pranë Lermon dhe Lardos.
“Ky nuk është një zjarr që do të shuhet nesër apo pasnesër. Do të duhet të merremi me të për ditë të tëra”, tha zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Vasilis Vartakojannis.
Ai theksoi se erërat dhe një front zjarri nëntë kilometra i gjatë nga qendra e Rodosit deri në plazhet në lindje të ishullit, krijuan kushte ekstreme.
Sipas zyrtarëve vendas, era është kthyer 180 gradë mëngjesin e sotëm dhe zjarri është bërë më i fortë, duke u përhapur me kilometra drejt zonës turistike. /Telegrafi/
Hundreds of people evacuated as out of control wildfire threats in Rhodes, Greece
TELEGRAM JOIN 👉 https://t.co/9cTkji5aZq pic.twitter.com/8PM154Fjlh
— Disaster News (@Top_Disaster) July 22, 2023
BIG FIRE IN RHODES GREECE👀👀 pic.twitter.com/pFvf4zI5FR
— nikola 3 (@ronin19217435) July 22, 2023
This is what firefighters on Rhodes, Greece have to put up with last night pic.twitter.com/V0T1DycI0p
— Kernow Weather Team (@KWTWeather) July 23, 2023
Thousands evacuated from homes and hotels on Greek island of Rhodes as wildfires spread https://t.co/NBbPSpvoRx pic.twitter.com/Pnr0JH1vNb
— BBC News (World) (@BBCWorld) July 23, 2023