Site icon Telegrafi

Pamje që tregojnë spitalet e mbushura plot me fëmijë pas shpërthimit të “pneumonisë misterioze” në Kinë

Një rritje e papritur e sëmundjeve ‘si gripi’ dhe grupe të raportuara të pneumonisë tek fëmijët në të gjithë Kinën veriore po hetohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Dhe ditët e fundit, media në qytete të tilla si Xian në veriperëndim kanë postuar video të spitaleve të mbushura me prindër dhe fëmijë në pritje të kontrolleve, përcjell Telegrafi.

Veç tyre, edhe disa përdorues të mediave sociale kanë postuar imazheve të fëmijëve duke bërë detyrat e shtëpisë ndërsa marrin pika intravenoze në spital.

Autoritetet kanë thënë se rritja e sëmundjeve është për shkak të heqjes së kufizimeve të Covid-19 dhe qarkullimit sezonal të viruseve dhe infeksioneve bakteriale, por OBSH ka kërkuar detaje të mëtejshme mbi shpërthimet, duke e quajtur atë një “kontroll rutinë”.

Si Kina ashtu edhe OBSH janë përballur me pyetje në lidhje me transparencën e raportimit për rastet më të hershme Covid-19 që u shfaqën në qytetin qendror kinez të Wuhan në fund të vitit 2019.

Një email nga OBSH Kina tha se agjencia globale vendosi të lëshojë një deklaratë mbi shpërthimet e fundit për të ndarë informacionin e disponueshëm, pasi kishte marrë një numër pyetjesh në lidhje me të nga media.

Të mërkurën, OBSH tha se grupet, duke përfshirë Programin për Monitorimin e Sëmundjeve Emergjente, raportuan grupe të pneumonisë së padiagnostikuar te fëmijët në Kinën veriore.

OBSH tha se nuk ishte e qartë nëse këto ishin të lidhura me një rritje të përgjithshme të infeksioneve të frymëmarrjes të raportuara më parë nga autoritetet kineze, apo ngjarje të veçanta. /Telegrafi/

Exit mobile version