Site icon Telegrafi

Pamje që tregojnë se si aeroplanët “anuluan uljet në aeroport” ndërsa tajfuni Shanshan goditi Japoninë

Disa aeroplanë janë detyruar të “anulojnë” uljet e tyre në aeroportin Fukuoka në Japoni, pasi janë “goditur” nga erërat e forta të sjellë nga tajfuni Shanshan.

Tajfuni, i cili është dobësuar në një stuhi të fortë tropikale, është një nga më të fortët që ka goditur vendin në dekada, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas raportimeve, më shumë se pesë milionë njerëzve në jug të vendit u është thënë të evakuohen, pasi autoritetet lëshuan alarmin e tyre të nivelit më të lartë.

Veç këtyre, është thënë se të paktën katër persona kanë gjetur vdekjen dhe qindra mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Stuhia pritet të “zbarkojë” në Tokio këtë fundjavë. /Telegrafi/

Exit mobile version