Familjet kanë filluar të djegin trupat e të dashurve të tyre në rrugët e Kinës, mes një shpërthimi të infeksioneve Covid-19.
Dhe kjo, siç pretendojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shihet edhe përmes disa pamjeve të publikuara në internet.
Heqja e kufizimeve të rrepta të virusit nga Pekini muajin e kaluar “ka lënë të lirë” virusin në një popullsi prej 1.4 miliard banorësh që ka pak imunitet natyror për t’u mbrojtur nga virusi që kur u shfaq në qytetin qendror të Wuhan tre vjet më parë.
Shumë shtëpi funerale dhe spitale thonë se janë të mbingarkuar, dhe ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit madje parashikojnë 2.1 milionë vdekje nga Covid-19 në muajt e ardhshëm, megjithëse Kina ka raportuar pesë ose më pak vdekje në ditë.
I've seen quite a few similar videos, but haven't posted any until now. Given what we learned from other sources about how difficult & expensive to cremate a body in a #crematorium in #CCPChina, I'm not surprised if someone in the countryside chose to do this.#ChinaCovidDeaths pic.twitter.com/hxhGdhPriS
— Inconvenient Truths by Jennifer Zeng (@jenniferzeng97) January 3, 2023
Dhe banorët kanë shprehur zemërim për shtëpitë funerale që rrisin koston e djegies mes rritjes së kërkesës, e cila me sa duket ka bërë që njerëzit të marrin çështjen në duart e tyre dhe të kryejnë djegiet në rrugë. /Telegrafi/