Site icon Telegrafi

Pamje që nuk u transmetuan direkt – aty ku Walker elektrizoi tifozët e Cityt me vrapimin e tij

Manchester Cityt me një pikë më shumë se Liverpooli ka arritur të shpallet kampion i Ligës Premier për të dytën herë me radhë.

Pas kësaj arritje, Kyle Walker nuk arriti të përmbahet nga emocionet pas golit të tretë që Citizens e realizuan ndaj Aston Villës.

Momenti u publikua në faqen e Manchester Cityt, ku shihet mbrojtësi duke vrapuar drejt rivënies nga këndi, ku dhe heq nga vendi flamurin e vendosur dhe i afrohet tifozëve.

Lexo po ashtu Dalin pamjet nga sulmi që i bënë tifozët e Manchester Cityt, portierit të Aston Villas

Natyrisht se sigurimi tentonte të qetësonte turmën, pasi ishte një skenë që solli gëzim në stadiumin “Etihad”.

Pas përfundimit të ndeshjes, përkrahësit vërshuan në fushë, duke festuar titullin së bashku me lojtarët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version