Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku ka publikuar disa pamje se si po duket Qendra e Mjekësisë Familjare në Kalabri pas renovimit.
Sadiku thotë se kjo qendër tashmë ka pamje fantastike, transmeton Telegrafi.
“Qendra e Mjekësisë Familjare në Kalabri me pamje fantastike pas renovimit komplet, ofron këto shërbime: Mjekut familjare, Stomatologut Laboratorit dhe Terapisë infuzive”, ka pohuar ai.
Tutje, ai ka shkruar se “shërbime më cilësore për kryeqytetasit”./Telegrafi/