Telegrafi

Pamje nga lëndimi i Arijanet Muriq në ndeshjen ku ishte fantastik me pritjet e tij

(Foto: Screenshot/Twitter/Soner Kan)

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ishte njëri nga lojtarët vendimtarë në fitoren e Adana Demirspor në udhëtim te Rizespor, ku triumfuan me rezultat 3-1.

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, ishte protagonisti i takimit, ku i shënoi dy gola, ndërsa menjëherë pas tij për nga rëndësia dhe vlerësimi ishte gardiani shqiptar.

Ai bëri disa pritje intervenime bravuroze për ta mbajtur të paprekur portën e tij derisa ishte në fushë.

Mirëpo, në minutën e 79-të, ai u detyrua ta lëshonte takimin për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë përplasjes menjë lojtar kundërshtar.

Lexo po ashtu Dygolësh nga Balotelli, intervenime vendimtare nga Muriq – dy protagonistët e fitores së Demirspor

Në vijim janë pamjet nga momenti i lëndimit të portierit të Kosovës, Arijanet Muriq. /Telegrafi/