Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ishte njëri nga lojtarët vendimtarë në fitoren e Adana Demirspor në udhëtim te Rizespor, ku triumfuan me rezultat 3-1.
Sulmuesi italian, Mario Balotelli, ishte protagonisti i takimit, ku i shënoi dy gola, ndërsa menjëherë pas tij për nga rëndësia dhe vlerësimi ishte gardiani shqiptar.
Ai bëri disa pritje intervenime bravuroze për ta mbajtur të paprekur portën e tij derisa ishte në fushë.
🧤 Arijanet Muric'ten geçit yok! (@beINSPORTS_TR) #ÇRSvADSpic.twitter.com/YPFSTOC6SR
— Fanatik (@fanatikcomtr) February 6, 2022
Mirëpo, në minutën e 79-të, ai u detyrua ta lëshonte takimin për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë përplasjes menjë lojtar kundërshtar.
Në vijim janë pamjet nga momenti i lëndimit të portierit të Kosovës, Arijanet Muriq. /Telegrafi/
https://twitter.com/kosovo_49/status/1490366097882857482
https://twitter.com/kansoner/status/1490350006250917893