Site icon Telegrafi

Pamje nga festa e Prishtinës pasi fituan Kupën e Kosovës

Prishtina e ka fituar tashmë Kupën e Kosovës, për të siguruar kështu një vend në parakualifikimet e Ligës së Evropës.

Bardhekaltrit fituan 1-0 ndaj Ballkanit në finale, fal golit të shënuar nga Otto John në minutën e 20-të.

Mund të thuath se Prishtina ishte skuadër më e mirë në fushë dhe meritoi të fitonte trofeun e dytë më të rëndësishme në vendin tonë.

Mbrojtja e skuadrës që drejtohet nga Armend Dallku nuk e lejoi atë të Ismet Munishit që të shfaqet lojën e tyre, duke u koordinuar mjaftë mirë me mesfushën dhe sulmin.

Kujtojmë se Prishtina e fitoi Kupën e Kosovës për herë të shtatë në histori dhe nga gushti do fillojnë të luajnë në parakualifikimet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version